- Si te dukesh super ne fotot streetstyle!

Find me on Instagram!


Link
Si te dukesh super ne fotot streetstyle!

-ose si te biesh ne sy per tu fotografuar nga nje fotograf streetstyle.

Me vijne dite per dite mesazhe dhe emaile nga njerez qe me pyesin se cfare duhet te bejne per tu bere pjese e Tirana Street Style, ku duhet te aplikojne, sa kushton apo ku mund te regjistrohen. NUK FUNKSIONON KESHTU!

 Ideja eshte qe gjithcka eshte e rastesishme. Ama ti, mund te dalesh jashte kesaj (t’ia lehtesosh dhe punen fotografit) dhe te krijosh nje simbioze ndermjet “po vesh kete sot se mbase fotografohem” dhe” wow shume faleminderit, s’ma mori mendja kurre kur dola sot ne mengjes qe do me ndalonte TSS”.

1. VISH NGJYRA TE THEKSUARA

Ngjyrat jane cool. Ngjyrat duken super ne foto dhe keshtu cdo fotograf do vraponte pas teje, edhe sikur te dukesh si arlekin. Shto nje ngjyre te theksuar ne veshjen tende. Ose me mire akoma, vishu njengjyreshe- mos harro! nuk eshte e thjesht. Nqs s’ke tonalitete te njejta, me mire mos e provo fare. 


2. Adopto nje trend! 

 Nje nder funksionet e fotografise streetstyle eshte qe te tregoje sesi njerezit e thjeshte si une e ti, po pershtasim ato qe shohim ne pasarela e neper vitrinat e dyqaneve. Shanset e tua rriten me 50% qe te fotografohesh nqs ne veshjen tende, ke perfshire nje trend. 

3.Mos e ekzagjero!

Shto dicka tenden, qe tregon rebelim, antikonformizem dhe qe shpreh nje sjellje “une nuk e ndjek moden; rastesisht sivjet moda ndoqi mua”. Shto nje nga ato elemente qe shkaktojne polemika: na pelqejne shume keto marredheniet love-hate. Sepse ne fakt, funksioni kryesore i streetstyle eshte qe te pasqyrojme njerez qe veshin cfare u shkrep koka dhe nuk u duhet fare (and that’s awesome!)

4.Kushtoji rendesi flokeve!


Ne lutemi per foto ku eshte kjo supervajza, e superveshur ku nje superere i fryn superfloket. Na pelqejne ngjyrat papagall, gjithashtu- ama sa per foto.

5. MOS QESH!


Ky eshte ai momenti polemizues, por e kam seriozisht: MOS QESH! Nqs nuk mbahesh per te qeshuren tende ( dhe as cmimet “miss buzeqeshja” nuk sherbejne si kriter kualifikuar, thjesht mos e bej. Eshte me bukur kur le ate pershtypjen e vajzes misterioze qe vishet mire e qe kushediku se ku po shkonte ate dite qe iu be fotoja.

6. Ji e sjellshme!


Jam duke te bere nje kompliment, mos hajde me Anna Wintour attitude. Edhe sikur te mos duash, beje ne menyre te sjellshme. 

7. Mos u lut!


Me ka ndodhur disa here: nje vajze e sheh qe jam me aparat, e kupton qe mund te kem lidhje me TSS dhe me ndjek me sy teksa ben ecje ne slow-motion qe une ta ve re. Mos ji e deshperuar! Te te bejne nje foto duhet te jete qejf, jo mision.

Good luck :)

09:47 pm: imfoolish3 notes

Comments
blog comments powered by Disqus
Notes
  1. heart-mind-courage-fear reblogged this from kristimollaj
  2. kristimollaj posted this